Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të kabinetit qeveritar.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit mbledhja do të mbahet qysh në orët e para të ditës, saktësisht nga 08:30, përcjell lajmi.net.
Po ashtu sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë bërë të ditur arsyen se pse është thirrur ajo.
Në mbledhjen e sotme në rend të ditës do të jenë gjithsej 23 pika.