Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Që një ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua nga Mitrovica, rast ky që u raportua nga bashkëshorti i saj, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e burrit të saj, ajo ka dalë nga shtëpia gjatë ditës së djeshme për të shkuar për manikyr, por më nuk është bërë e gjallë.
I njëjti ka deklaruar se nuk di asgjë për fatin e saj, prandaj e ka denoncuar rastin.
Si rezultat i denoncimit, njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e viktimës, por e njëjta akoma nuk është hasur.