Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, për Dukagjinin, ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe.
Muja ka shtuar se Kosova do të fokusohet tek zbatimi i Kushtetutës së vendit. Muja në DebatPlus ka përjashtuar mundësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Banjska e ka provu, është moment vendimtar që është moment vendimtar për neve si shoqëri. Ajo që tentuan ata atë ditë, me grupe paramilitare me barrikada, ashtu doket Asociacioni apo Zajednica. Unë besoj që nuk do të ketë Zajednicë aq më pak me kompetenca ekzekutive, aq më pak si pushtet i tretë. Ajo çfarë unë besoj, Kosova duhet të fokusohet në zbaitmin e Kushtetutës së vendit”, ka thënë ai.
Tutje, ai tha se Asociacioni është kërkesë e Serbisë dhe jo e komunitetit serb në Kosovë. Ai shtoi se Asociacioni do ta “bosnjozonte” shtetin e Kosovës.
“Zajdenica ka qenë kërkesë e Serbisë jo e komunitetit, ekziston rreziku i bosnjëzimit. Logjika e kushtëzimit që në emër të njohjes ta deformojmë sistemin tonë politik. Besoj se Bosnja është anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, ajo njihet de jure nga Serbia por de fakto. Nuk mund t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme një barrë që duhet ta marrim tash, ta ndalojmë bosnjëzimit”, tha ai.