Njohësi i zhvillimeve politike dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-se, Peter Stano, pasi ky i fundit, teksa ka folur për masat ndaj Kosovës, ka thënë se BE-ja ende s’ka parë veprime nga Kosova që çojnë në de-eskalim të plotë.
Serwer në përgjigje të kësaj ka thënë se “BE-ja është bërë një kundërshtar de-facto i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, shkruan Express.
“Ajo [BE] dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka shkruar Serwer.
The EU has become a de facto opponent of #Kosovo‘s sovereignty and territorial integrity. It wants to limit police deployments in response to a clear and present threat as well as create a separate governing structure for the Serb population, at least in the north. https://t.co/yIX0ys69LD
— peacefare.net (@DanielSerwer) October 11, 2023