Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për praninë e Aleancës veri-atlantike nëpërmjet misionit të saj KFOR në Kosovë.
Në nisje të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg, mbajti konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky, njofton Klankosova.tv.
“Po ashtu adresojmë edhe praninë tonë në Kosovë. Ne kemi rritje të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”,tha Stoltenberg.
Takimi i ministrave të mbrojtjes së aleancës, mbahet më 11 dhe 12 tetor në Bruskel.