Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar, do të jetë një nga 15 vendet që do të ulen në KDNJ në OKB

Shqipëria është votuar nga 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për t’u ulur Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.

Rama theksoi se vendi ynë, së bashku me 14 shtete të tjera, do të ulen Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

Postimi i kryeministrit Rama në rrjetin social, Facebook

SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

15 anëtarët e rinj të KDNJ:

Shqipëria

Brazili

Bullgaria

Burundi

Kina

Bregu i Fildishtë

Kuba

Republika Domenikane

Franca

Gana

Indonezia

Japonia

Kuvajti

Malaui

Hollanda