Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka konsideruar irrituese retorikën e partnerëve ndërkombëtar rreth zhvillimit të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.
Ajo ka kritikuar edhe mosndëshkimin e Serbisë pas këtij sulmi.
Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit te Banjskes nderkohe qe Serbia ende nuk u ndeshkua! E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale! Po me befason SHBA-ja – sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…”, ka thënë ajo.
Në sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.