Mbi 2100 njerëz kanë vdekur që nga e shtuna kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit e Izraeli u kundërpërgjigj.
Siç ka thënë Forca e Mbrojtjes e Izraelit, si pasojë e sulmeve të Hamasit kanë humbur jetën 1200 persona.
Ndërsa në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, kanë vdekur 900 persona.
Më shumë se 263 mijë persona janë zhvendosur në Gaza që nga nisja e fushatës izraelite.