Përfundon aksioni i Krimeve Ekonomike, 7 persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka përfunduar aksioni i Krimeve Ekonomike në Obiliq dhe Prizren.

Në Prizren janë arrestuar 5 persona, përderisa në Obiliq 2.

Të dyshuarit sipas policisë janë arrestuar mbi dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

https://permbledhja.com/investimi-ne-fushen-e-energjise-prej-236-7-milione-dollareve-ministria-e-ekonomise-jep-detaje-per-marreveshjen-mcc/

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka realizuar dy operacione policore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale

Rasti i parë është realizuar sot me datë 25.07.2022 në Obiliq, ku dyshohet se dy personat e dyshuar, përgjegjësit e mbikëqyrjes së punimeve në projektin me titull:

“Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”, duke mos iu përmbajtur kritereve të projektit që ndërlidhen me vendosjen (madhësinë) e gypave, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme material”, thuhet në njoftimin e PK-së.