Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar se sulmi terrorist si në Banjskë të Zveçanit, mund të përsëritet.
Kulla në T7 ka deklaruar se nga informacionet që i ka, një sulm i ngjashëm mund të ndodh në Jug apo edhe në Lindje të Kosovës.
“Armatimet janë aty, politika është aty dhe ju mendoni që s’do të ndodhë në veri, por informacione dhe burime të mia perëndimore më thonë që ka përpjekje që të ndodhë në jug, në jug të Kosovës, në lindje të Kosovës.”
“Kam referenca që ka përpjekje për të destabilizuar enklavat dhe për t’ia lënë fajin shqiptarëve gjëja për luftë fetare në manastire apo kundër pelegrinëve, apo gjëja për luftë në rajon apo pastrim etnik”.
“Kur e kam thënë para një vit e gjysmë që duhet të armatoseni dhe të ruheni, më thonin se je spekulant politik, tani që ndodhi s’e përmend kush. Po të them që ata që e kanë provuar njëherë e provojnë 2-3-4 herë. Pse qeveria e Serbisë nuk e dorëzon Radojiçiq në duart e EULEX-it apo KFOR-it?” – ka thënë ai.