Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, ka folur pas lirimit nga burgu pasi Gjykata e Apelit në Shqipëri e ka refuzuar ekstradimin e tij drejt Hagës.
Goxhaj tha se UÇK-ja ka luftuar në rrugën e drejt.
“Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë”, tha Goxhaj shkruan Euronews Albania.
“Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriot, fatmirësisht nuk ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë. Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, theksoi ai.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale.
Goxhaj u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ai u akuzua si i dyshuar për veprat penale “Pengim i punës së zyrtarëve” dhe “Frikësim i dëshmitarëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sot, Gjykata e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij.
Apeli vendosi gjithashtu ta konsideroi të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës