Ambasadori gjerman, Rohde: Ia kemi bërë të qartë Serbisë, duhet t’i mbështesë hetimet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.

Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t`i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.

Ambasadori Rohde ka folur edhe për procesin e dialogut duke deklaruar se ai nuk mund të shpërqendrohet me sulme terroriste dhe se palët duhet të flasin mes vete dhe t’i zbatojnë marrëveshjet

Kështu deklaroi ai për RTK-në, në një intervistë që publikohet sonte.