Kreu krime mbi popullatën civile gjatë luftës në Kosovë, arrestohet një serb në Merdarë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një serb, që dyshohet të ketë kryer krime mbi popullatën civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Ai u kapë në Merdarë, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e lartëcekura, që sipas të dhënave janë kryer gjatë viteve 1998-99 në rrethinën e Vushtrrisë, përcjell lajmi.net.

“Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë: