Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente të drejtësisë është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se cak i aksionit janë persona të cilët dyshohet se janë marrë veprimtarinë e kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve.
Të njëjtat burime njoftojnë se deri më tani janë identifikuar dhe arrestuar tre persona, informacion ky që pritet të konfirmohet posa të përfundojë aksioni.
Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të falsifikuara, mostra të gatshme për prodhim e gjësende tjera që janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
https://permbledhja.com/vrau-nenen-e-tij-duke-i-shkaktuar-mbi-20-plage-ngrihet-aktakuze-ndaj-pejanit/