Konjufca u drejtohet gjermanëve: Nëse s’merren masa ndaj Serbisë, ajo rrezikon të përsërisë sulmin terrorist

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Bundestagun gjerman, ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Gjatë takimit, Konjufca tha se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkrektësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës”, shkroi Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se e ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e tentimit të invazionit të Serbisë kundër Kosovës, teksa shtoi se e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.

https://permbledhja.com/hovenier-takohet-me-studente-te-antropologjise-ne-up-mesova-me-shume-per-trashegimine-kulturore-te-kosoves/