Foto: Ilustrim
Dy shqiptarët e moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët ndodheshin ilegalisht në Zvicër, u arrestuan nga policia kantonale e Thurgaut.
Policia kantonale e Thurgaut ka arrestuar të premten në Schlattingen dy punëtorë të paligjshëm, derisa po punonin në një kantier ndërtimi, transmeton albinfo.ch.
Inspektorët e punës nga Zyra për Çështje Ekonomike dhe Punës kanë kryer në mëngjes një inspektim në një kantier ndërtimi në Dorfstrasse.
Ata me atë rast kanë zbuluar dy persona që ishin duke punuar pa leje përkatëse, shkruan polizerinews.ch.
Dy shqiptarët e moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët ndodheshin ilegalisht në Zvicër, u arrestuan nga policia kantonale e Thurgaut, transmeton albinfo.ch. Ata dhe punëdhënësi i tyre do të raportohen në zyrën e prokurorit publik përgjegjës.