Një konflikt në një therrtore në Tranzitin e Vjetër të kryeqytetit historik ka rezultuar me një të plagosur.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, përcjell lajmi.net.
Bytyqi tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, kurse të dyshuarit janë arrestuar.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në një therrtore, ku dyshohet se pas një konflikti mes dy personave dhe viktimës, njëri gjuajti në drejtim të këtij të fundit, me ç’rast e ka plagosur. Viktima është dërguar për trajtim në spital, ku është jashtë rrezikut për jetë. Në anën tjetër, dy të dyshuarit janë arrestuar. Kurse, autoritetet kanë konfiskuar edhe një armë”, tha ndër tjerash Bytyqi për lajmi.net.