Familjarët e të riut, Arben Beselica nga Prishtina kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Familja e 30 vjeçarit kanë bërë të ditur se ka 24 orë që kur nuk kanë pasur asnjë kontakt më me të.
Hera e fundit kur ai ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në Karaqevë. Ai ka qenë me veturën e tij, e cila shihet në foto.
Të gjithë qytetarët që e kanë parë Arbenin ose kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin mund të lajmërojnë familjarët në numrin e telefonit: 049/482-024.