Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, e ka pritur në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për sigurinë e Kosovës.
“Mbështetja e partnerëve të rëndësishëm për siguri, bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me ta është kruciale dhe mjaft e rëndësishme për Policinë e Kosovës si organizatë kryesore për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve pa dallim në Republikën e Kosovës”, tha Hoxha.
Më 24 shtator, në Kosovë u krye agresion nga shteti i Serbisë.
Një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, organizoi një sulm të armatosur mbi policinë e Kosovës.
Si pasojë, në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri Afrim Bunjaku.