Depuetja e PDK-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku do diskutohet për Kosovën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të diskutohet për situatën në veri të Kosovës dhe do të prezantohet rezoluta e inicuar nga deputeti gjerman Knut Abraham dhe anëtarë tjerë të asamblesë.

Musliu-Shoshi ka thënë se në disa takime që ka pasur ka kërkuar veprim kundër aktit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.

Ky akt terrorist dihet se është sponzorizuar nga Serbia dhe gjithësesi duhet të denohet fuqishëm nga institucionet Europiane të cilat në prembulë e kanë demoracinë, të drejtat e njeriut dhe vënjen e rendit dhe ligjit! Mbi të gjithe Europa duhet të ruaj unitetin për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët!” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Shkrimi i saj i plotë:

Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet në situatën në veri të Kosovë! Do të prezantohet rezoluta e inicuar nga deputeti gjerman z.Knut ABRAHAM dhe anëtarë tjerë të asamblesë.

Në takime bilaterale dhe diskutimet që pata me deputetë të parlamenteve evropiane theksova nevojën për veprim institucional kundër aktit terrorist nga Serbia ndaj Republikës së Kosovës.

Ky akt terrorist dihet se është sponzorizuar nga Serbia dhe gjithësesi duhet të denohet fuqishëm nga institucionet Europiane të cilat në prembulë e kanë demoracinë, të drejtat e njeriut dhe vënjen e rendit dhe ligjit! Mbi të gjithe Europa duhet të ruaj unitetin për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët!