Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar luftën Izrael-Gaza, për të cilën ai i ka dënuar fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit.
Në shkrimi e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se “liria i takon secilit” dhe se “jeta e qytetarëve palestinezë duhet të njihet dhe mbrohet sikur ajo e secilit.”
“Politikat kolonizuese, segreguese dhe në shpërputhje absolute me rezolutën e “Tëo-state solution”(1967) do të duhej ta penalizonin Izraelin. Çdo mbështetje e luftës, ushtarake, logjistike e politike në Gaza, kundër qytetarëve atje, jep të kuptohet se shqetësimi i fuqive të mëdha nuk është jeta e njerëzve, barabartësisht.” – ka shkruar ndër të tjera Molliqaj.