Seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për rastin ku akuzohet se e kishte goditur me veturë një fëmijë ka përfunduar.
Pas seancës, ministrja ka thënë për KosovaPress se nuk është dhënë ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.
“Nuk ka vendim sot. Punë të mbarë juve”, ka thënë Hjadari.
Me kërkesën e avokatit të saj, Shemdi Bunjaku, seanca është mbajtur e mbyllur për media, pasi sipas tij kjo seancë ka të bëjë me rastin e aksidentit me të mitur.
Ndonëse me këtë kërkesë nuk është pajtuar avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti.
Në prill të vitit të kaluar, ministrja ishte përfshirë në një aksident që kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë.