Musliu: Nepotizmi dhe korrupsioni është bërë normalitet për Qeverinë Kurti

Deputetja Ganimete Musliu, thotë se LVV-ja jo vetëm që nuk po e lufton nepotizmin, por siç shprehet ajo, korrupsioni dhe nepotizmi janë kthyer në normë për këtë qeveri.

“Fatkeqësisht nepotizmi ka kalu në një shkallë tjetër dhe nivel tjetër si nepotizmi edhe korrupsioni ka kalu në formë tjetër nëse në të kaluarën na kanë akuzu pa bazë për nepotizëm në njëfar forme u skuqshim ose u distancojshim ndërsa sot përveç që ka shënu rritje nepotizmi sot partia në pushtet e mbështetë atë dhe sulmon të gjithë ata që e bajnë transparente ato raste.. këta skishin as marre e asnjë fije të përgjegjësisë dhe në mënyrë të organizume i mbështesin qoftë nepotizimin qoftë korrupsionin”, tha Musliu për RTV21.