Një 15-vjeçar nga India kaloi 41 ditë duke përdorur letra loje për të ndërtuar kopje të katër ndërtesave nga qyteti i tij i lindjes, Kolkata, duke thyer një Rekord Botëror Guinness në proces.
Projekti i përfunduar i Arnav Dagës është 12.19 metra i gjatë, 3.45 metra i lartë dhe 5.07 metra i gjerë, duke thyer rekordin botëror për strukturën më të madhe të letrave të lojës.
Krijimi i Daga theu rekordin e vendosur nga Byran Berg, struktura e të cilit me letrat e lojës së tre hoteleve në Makao ishte 10.38 metra e gjatë, 2.87 metra e lartë dhe 3.53 metra e gjerë, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Daga tha se ai përdori rreth 143,000 karta për të ndërtuar kopje të Ndërtesës së Shkrimtarëve, Shaheed Minar, Stadiumit Salt Lake dhe Katedrales së Shën Palit.