Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, duke u ndërlidhur me sulmet ndaj Izraelit, ka thënë se Kosova duhet ta shpallë “Hamas” organizatë terroriste.
Ajo ka thënë se kjo gjë duhet të bëhet në linjë me politikën e jashtme të SHBA-së dhe BE-së.
“Në linjë me politikën e jashtme të SHBA dhe BE, Kosova duhet të shpallë ‘Hamas’ organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës pa humbur kohë, siç kemi bërë edhe me dy krahët politik e ushtarak të ‘Hezbollah’ në vitin 2020.” – ka shkruar ajo në Facebook.
https://permbledhja.com/stoltenberg-situata-ne-kosove-eshte-shume-shqetesuese-slejojme-te-kthehet-dhuna-e-viteve-90-ta/