Në pikun e ardhjes së mërgimtarëve, pritjet për në hyrje të Kosovës janë deri në 2 orë në pikat kufitare me Serbinë.
Bazuar në të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës, pikëkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat me pritje për të hyrë në Kosovë.
https://permbledhja.com/regjistrimi-i-popullsise-mund-te-filloje-ne-gjysmen-e-pare-te-vitit-2023/
Në Merdare, kolonat shkojnë nga 800 metra deri në 1 kilometër derisa pritjet për të kaluar kufirin shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.
Po ashtu edhe tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 2 orë derisa kolonat shkojnë nga 400-450 metra.