Analisti Dritan Dragusha ka reaguar ashpër për gjendjen e mjerueshme të një memoriali përkujtimor.
Ai ka shkruar në Facebook se për të kuptuar se kush jemi dhe çka përfaësojmë atëherë duhet të shikon varrezat.
“Nëse dëshiron me ditë dikush se kush jemi ne? Se çfarë vlerash përfaqsojmë? Se sa e respektojmë sakrificën e tjetrit, dinjitetin e tij, shkoni dhe shihni varrezat? Shkoni shihni permendoret e lapidare te ndryshme gjithandej nëpër Kosovë, se si janë lënë në mëshirën e natyrës. Se si këto memoriale janë shëndrruar në vend ku hidhen mbeturinat, ku kalimtarët kryejn nevojat e tyre fiziologjike. Ku flamujt në shtizë duken sikur lecka të palara dhe të rrëzbitur nga dielli, shiu, era e bora.” – ka shkruar ai.
“Këto memoriale nuk flasin për të rënët, por flasin për ne, për egon tonë shfrenuese për të përfituar nga sakrifica e tyre. Ata neve na interesojnë vetëm në ditën e përkujtimit, ku shkojmë mbajmë fjalime, shesim patriotizëm dhe i harrojmë por sa t’ua kthejmë shpinen. Flasin për atë se kush në fakt jemi ne!” – ka shkruar ndër të tjera ai.