Kanë dalë detaje të reja nga sulmi terrorist në Banjskë.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell 07 Press.
Sipas këtyre detajeve, mësohet se pjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit ka qenë edhe Milorad Jevtic.
Ky i fundit është shoku më i ngushtë i djalit të Vuçiqit, ndërsa në katër nga pesë udhëtimet e fundit në Kosovë, kanë qenë së bashku.