Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi tha se shtetet anëtare po diskutojnë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës për të ardhur në përfundime mbi atë që ndodhi.
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, e pyeti Lajçakun për sulmin dhe sugjeroi që pas këtij sulmi BE-ja dhe SHBA-ja t’i bëjnë presion Serbisë që të drejtohet kah Perëndimi, duke ua paraqitur Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen “merre ose lëre”.
Lajçak tha se do të kenë konkluzione “kur kemi vërtetuar faktet. Ai tha se “shtetet anëtare po diskutojnë” dhe se “u takon shteteve anëtare të vendosin” se çfarë ndodhi dhe nëse ajo çfarë dihet tashmë mjafton për të ardhur në përfundime apo ende. “Hetimet po vazhdojnë”, tha ai.
“Ndoshta kjo mjafton. Do ta shohim shumë shpejt”, tha Lajçak, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojë javën e ardhshme.
Sugjerimin e Joseph, Lajçak e anashkaloi me buzëqeshje.
Joseph u shpreh i pakënaqur me përgjigjen e Lajçak, duke shkruar kështu në X: “Miroslav Lajçak i përgjigjet qartë — duke mos iu përgjigjur — sugjerimit tim që BE/SHBA të bëjnë presion ndaj Beogradit që më në fund ta zgjedhë Perëndimin, duke ia paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””.
Miroslav Lajcak responds clearly — by not responding — to my suggestion for EU/US to press Belgrade to finally choose West, by presenting Serbia and Kosovo with “take it or leave it” deal. #Balkans #Kosovo #Serbia #EUdialogue pic.twitter.com/AJahEVdFiz
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) October 8, 2023