Ngjarja në Pejë: Avokati i të miturit thotë se nuk ka prova që klienti i tij ka përgatitur sulm terrorist

Gëzim Kollçaku, avokati i të miturit B.M i cili dyshohet se kishte përgatitur vepra terroriste tha për Klankosova.tv se se nuk ka prova se klienti i tij ka kryer vepër penale.

“Është e vërtetë që i është cakuar një muaj paraburgim, do të dërgojmë një ankesë, asnjë provë më të vogël materiale nuk e kanë pasur për të ngritur një dyshim të bazuar për atë që pretendon Prokurorja”, deklaroi Kollçaku.

Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se i mituri dyshohet se me muaj të tërë është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar gjatë ditës masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit në Pejë.