Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një të mituri nga Peja.
B.M, dyshohet për përgatitjen e veprave terroriste.
Lajmin për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënsja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Klankosova.tv mëson se i mituri dyshohet për planifikimin e vrasjes së shokëve të klasës.