Imami Drilon Gashi në një intervistë për lajmi.net ka folur për shumë tema, madje edhe për atë që në momente të caktuara ka marrë edhe kërcënime për shkak të bindjeve të tija.
Ai ka folur për sfida nga më të ndryshmet që kishte në jetën e tij, dhe ndër më sfidueset dhe më shqetësueset për të mbetët momenti kur ai ishte kërcënuar dhe për këtë ishin shqetësuar edhe familja e tij.
“Më kanë kërcënuar edhe me vrasje, por unë jam trim, nuk tutna, mi kanë shqetësu familjen pa pasur nevojë”, tha ai.