Ambasada e Kosovës në Izrael ka bërë thirrje që të gjithë kosovarët që janë atje, t’i ndjekin udhëzimet e autoriteve lokale izraelite.
Po ashtu, ambasada ka bërë thirrje që të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën.
Ambasada ka publikuar edhe numrin e kontaktit.
“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit:+9720586340450” – thuhet në njoftimin e ambasadës.