Çfarë është barra tatimore dhe pse vendoset ajo?

Keni dëgjuar shpesh për termin barrë tatimore, mirëpo nuk e keni ditur se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo?

Për këtë, Administrata Tatimore e Kosovës ka japur së fundmi një shpjegim për tatimpaguesit, ku tregon se çka është barra tatimore, pse dhe kur vendoset ajo.

Barrë tatimore, sipas tyre, do të thotë e drejta e Administratës Tatimore të Kosovës që të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi.

Pra, ky dokument do të mbroj të drejtën e Administratës Tatimore për pagesat e borxheve me prioritet të posaçëm.

Shembull, nëse një person i cili është i detyruar të paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit, sikurse është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, do t’i lind një barrë tatimore në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas ATK-së, barra Tatimore përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të obligimit tatimor. /Buletini Ekonomik/

Më shumë informata lidhje me këtë term dhe përgjegjësitë që dalin kur iu vendoset tatimpaguesve kjo barrë, klikoni në linkun si më poshtë:

https://www.atk-ks.org/pyetje-dhe-pergjigje-per-borxhet…/