Qytetarët u kanë bërë thirrje pozitës e opozitës të bëhen bashkë në momentet kur është në pyetje është interesi kombëtar. Sipas tyre, se sa i përket sulmit terrorist në veri të Kosovës pozita dhe opozita kanë qenë të bashkuara.
Izet Zhuja, tha se pozita e opozita e kanë për detyrë që të punojnë në të mirë të qytetarëve. Ai tha se për shkak të disa votave nuk bënë që të lihet anash çështja kombëtare.
“Pozita edhe opozita kanë një detyrë, që secila me dhanë mendimet e veta në të mirë të Kosovës sepse për atë janë zgjedhur nga populli. Nëse opozita shndërrohet në diçka tjetër e jo, për atë çka i ka zgjedhur populli atëherë nuk mund të quhet opozitë”.
“Opozita ka për detyre me e kritikuar Qeverinë në ato pika ku nuk shkon puna mirë e jo për inate të caktuara me u kthyer kundër shoqërisë, kundër Kosovës. Ata me deklaratë e tyre janë kundër çdo gjejë që është për të mirë të Kosovës, po më duket po i shërbejnë armikut. Unë e di individualisht secili nuk mendon keq për Kosovën, por puna e votave nuk duhet që të shfrytëzohet në çështje kombëtare”, tha ai.
Fadil Gashi, tha se opozita e pozita asnjëherë nuk kanë qenë më të bashkuar sa i përket veriut të Kosovës, por sipas tij, mosmarrëveshjet janë për konsum elektoral.
“Absolut që po kjo dëshmua edhe në 98-99, u dëshmua edhe në proceset e tjera që ka kaluar Kosova, do të dëshmohet edhe kësaj here. Patjetër kurrë si kësaj here kurrë nuk kanë qenë pozitë e opozitë bashkë sa i përket veriut. Ka mos marrëveshje për konsume elektoral, prapë janë bashkë”, tha ai.
Jusni Thaqi, tha se sa më të bashkuar që janë opozita e pozita sukseset për vendin janë më të mëdha, ai shtoi se, pas situatës së fundi që ndodhi në veri partitë kanë qenë të bashkuara.
“Unë mendoj që bashkimi bënë fuqinë, kjo dihet. Sa më bashkë që jemi sukseset janë më të mëdha, sido qoftë pozita aktuale duhet që të jetë më arsyeshëm që ti bëjë për vete partitë opozitare. Unë mendoj me situatën e fundit që ndodhi në veri të Kosovës ishin të gjithë bashkë, të gjithë të përkushtuar për atë sepse Kosova është shtet i përbashkët edhe ky popull dëshiron këtë të mirë dhe sukses”, tha ai./EkonomiaOnline