Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
Haxhiu e ka quajtur Kurti “kryemashtruesi”, the ka shtuar se ka frikësu deputetët e tij në rastin e votimit për Trustin, por që kjo nuk do të ndodhë me deputetët e PDK-së.
Tutej ka shtuar se nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryeministrit Kurti.
“Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 sakteson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së”, ka shkruar Haxhiu.