Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online. Kryetari i shoqatës Tahir Tahiri, tha se në kohën e mbjellës së grurit është rritur çmimi i naftës, duke shtuar se për këtë duhet që të merren masa.
Ai tha se fermerët janë duke u përballur edhe me sfida të tjera, si thatësi dhe produktet që janë duke u importuar e sidomos farërat që nuk janë cilësore.
“Mbjelljet vjeshtore fillojnë në tetor. Pikërisht në prag të fushatës së mbjelljes së grurit kemi filluar që të ballafaqohemi me probleme. Problemi numër një është rritja e çmimit të naftës. Mu në prag të mbjelljeve vjeshtore atëherë kur bujqve, fermerëve i’u duhet më së shumti nafta edhe naftëtarët e dinë se në këtë periudhë kanë shitjen më të madhe ta naftë dhe këtë moment po e shfrytëzojnë për ngritjen e çmimeve. Kemi kërkuar që të merren masa dhe të mos lejohet që në këtë periudhë të ngritet çmimi i naftës”.
“Problemi numër dy është thatësi e madhe. Problem tjetër kemi edhe fara me pesticide të cilat po na vijën kryekëput prej importeve dhe po vijnë me një kualitet të dobët. Ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverinë e falënderojmë sepse një pjesë të shumë se akcizës, diku 50-60 euro bujqve i’u paguhen. Ju paguhen sikur kur ka qenë çmimi 1.25 sikurse tash që ka shkuar në 1,55. Ne prape se prapë jemi të ndëshkuar edhe pse qeveria po na ndihmon me atë shumë të hollave.”
“Problem tjetër ka kohë që ballafaqohen një numër i madh i fermerëve të cilëve ju ka bërë e pa drejtë nga ana e ish-ministrave edhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Bujqësisë”, tha ai.
Negjmi Hyseni, tha se qe 13 vjet ka paraqitur padi në Gjykatë e cila nuk ëhstë marrë parasysh. I emocionuar ai para mediave tha se nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi.
“Fal angazhimit të juaja ne kemi arritur sado pak ti prezantojmë problemet tona sikur bujq. Unë këtu kam protestuar para kësaj ministrie, kam protestuar për padrejtësitë që i ka bërë Memli Krasniqi”, tha ai.
Fermeri Mehdi Bresilla, tha se janë duke u përballur me problemin e madh me farëra false, e sipas tij, për këtë nuk është duke u ndërmarr asnjë masë.
“Unë jam njëri nga fermerët që kam pasur dëme në vazhdimësi që e kam folur të drejtën. Kemi pasur dëme nga zyrtarë po ashtu edhe nga furnitorët. Para një viti e gjysmë kur një kompani e cila e përfaqëson superioren e Serbisë na sjell fara në vazhdimësi me vitet të tëra dhe na sjell fara false dhe as kush nuk merr masa për ta. Rasti tjetër është se këtë vit kanë pruar fara, marrim për fara sumborka dhe në vazhdimësi kanë pruar fara false. Unë tre hektar e gjysmë i kam mbjellë fara të tilla dhe del një spec i pa njohur, për këtë arsye kem shumë humbje”, tha ai.