Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi, po qëndron në Tiranë për shkak të takimit të ministerialit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Nga Tirana, Abazoviq ka komentuar situatën në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka theksuar se duhet hetim për rastin, duke shtuar se politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon.
“Mali i Zi ka një politikë paqësore dhe mendoj se qeveria jonë dhe shteti jonë, ka krijuar një model që si mundet që kombësi të ndryshme të jetojnë në harmoni. Hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Është e papranueshme kjo që ka ndodhur në veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah atë që ka thënë BE dhe NATO. Serbia zyrtare të hetohet. E pres edhe nga ndërkombëtarë, autoritete e Kosovës por edhe nga Serbia. Ndërkombëtarë nuk duhet të lajnë duar. Ka pasur paralajmërime nga ana e Kosovës se atje ka shumë kriminel. Edhe ndërkombëtarët duhet të mbajnë qëndrimin e vet. Politika ndërkombëtare nuk ishte efikase në rajon.” – tha Abazoviq, transmeton Express.