Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, ka reaguar për pankartat e shfaqura nga grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, gjatë ndeshjen së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit.
Ata ngritën pankartat me emrat e Igor Milenkoviq e Bojan Mijailoviq, dy prej tre sulmuesve të armatosur që u vranë në sulmin e drejtuar nga Milan Radoiçiq në Banjskë të Kosovës.
Përveç atyre, vendosën një foto të madhe të Stefan Nedeljkoviqit, po ashtu i vrarë.
Kearns ka kritikuar UEFA-n se nuk ka thënë asnjë fjalë “për këtë shfaqje të turpshme në Beograd”.
“Sigurisht të gjitha ndeshjet e mbetura si vendas në fazën grupore duhet të luhen me dyer të mbyllura”, ka shkruar ajo.