“Ka një ekip të koordinuar mirë”: Petritsch komenton mundësinë e largimit të Lajçakut

Wolfgang Petritsch, diplomat i pensionuar që dikur ishte i dërguar i BE-së për Kosovën, ka komentuar rreth mundësisë së largimit të Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nga funksioni që e ka sot.

Sipas Petritschit, i cili foli për medien serbe të Kosovës “Kosova Online”, çdo ndryshim i shpejtë është një problem, ndërsa shtoi se Lajçaku ka një ekip të mirëkoordinuar.

“Çdo ndryshim i shpejtë është një problem. Lajçaku ka një ekip të mirëkoordinuar. Besoj se në afat të shkurtër mund të gjendet një zëvendësim që të paktën të ruajë minimumin për ruajtjen e dialogut. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Lajçakun, nëse ai do të kthehet në Sllovaki ose do të qëndrojë në pozicionin e tij në BE, por pavarësisht kësaj, BE duhet të sigurojë që dialogu, nëse të dyja palët dëshirojnë, mund të vazhdojë.” – deklaroi Petrich.

“Në dhjetor u shpallën zgjedhjet në Serbi, pasuan zgjedhjet në Kosovë, në SHBA dhe në Parlamentin Europian. Pas kësaj do të vijojë formimi i Komisionit të ri Europian, si dhe zëvendësimi i kreut të diplomacisë europiane dhe personit që do të udhëheqë dialogun.” – shtoi ai.