Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga takimet e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.
Ndër shumë fotografi të postuara në Facebook, Rama ka zgjedhur edhe një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shihen në humor të mirë.
Ndryshe, gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Spanjë, Rama tha se duhen marrë masa për të parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
“Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama.