Ka pak gjasa që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta takojë sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Granada të Spanjës, ku po qëndrojnë të dy për samitin e Komunitetit Politik Europian.
The Guardian shkruan se “ka pak gjasa për një takim të liderëve kosovar dhe serb” dhe se gazeta britanike ka mësuar se “nuk ka pasur asnjë telefonatë për t’i ftuar liderët në takim”.
Megjithatë, Guardian s’e përjashton tërësisht mundësinë, pasi shkruan se mund të ketë “një samit vonë pasdite”, si në rastin e fundit në Moldavi.