Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada.
Në një postim në Instagram, Vuçiq ka falënderuar Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës.
“Një takim i përzemërt me kryeministrin Sánchez. Përsërita mirënjohjen time për Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe mbështetjen e vazhdueshme për integritetin tonë territorial”, tha Vuçiq.