Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e VV-së, të cilët sot kanë abstenuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.
Musliu tha se ky veprim tregon për pafytyrësinë e kësaj qeverie.
Tutje, ajo tha se Qeveria Kurti po i poshtëron Policinë e Kosovës dhe po e trajton si të pavlerë.
“Qeveri ma t’paftyrë ma rrenca e e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurr s’ka pas e fort jam e sigurt qe kurr s’ka me pas. Shkojne perjargen e qaraveshen e qesin lot krokodili per Policine e Kosoves e kishe po i falenderojme, e nuk votojne me ja plotesu kushtet e kerkesat e policise.
Mos u befasoni kur te mbrrijne deri ne Prishtine Terroristet e Brogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policise se Kosoves duke i poshtruar e duke i trajtuar si kategori te pavlere“, ka shkruar Musliu në Facebook.