Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka treguar se si avokati i Milan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq kishte fshehur provat e krimeve të luftës në Kosovë, derisa punonte si gjykatës.
Kandiq ka thënë se Petronijeviq e kishte pranuar në vitin 1998 në një intervistë televizive, se ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë nga forcat serbe.
“I ftuar në “TV Happy” avokati Goran Petronijevq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, i kishte lyer ballin me baltë një shqiptari të vrarë, me të cilin policia serbe i kishte gdhendur një kryq në ballë, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe “të shpëtojnë Serbinë nga bombardimet””, ka shkruar Kandiq.