Tifozët serbë po vazhdojnë me mendësinë fashiste duke dhënë mesazhe nacionaliste kundër Kosovës në stadiume të ndryshme.
Një ngjarje tjetër e papranueshme erdhi mbrëmë në Ligën e Kampionëve, ku grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, duke nderuar tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Në mesin e pjesës së parë, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.
Përveç kësaj, ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës. Nedeljkoviq ishte tifoz i madh i klubit të Beogradit.
Ndërkohë, thirrjet “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë 90 minutave.
Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë sanksione ndaj këtyre pankartave.