Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur shqetësimin e saj për lirimin e kryeorganizatorit të sulmit terrorist paraushtarak në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq nga gjykata në Serbi. Ajo ka kërkuar ekstradimin e tij të menjëhershëm në Kosovë.
Gërvalla ka shkruar në X se lirimi i menjëhershëm i Radoiçiqit tregon se i gjithë procesi ndaj tij është “farsë”
Postimi:
Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë.
Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi.
Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani.