Saktësisht para një viti, Shkëlzen Gashi kishte parashikuar konflikt në Veri, deklarata bëhet virale (Video)

Një deklaratë e analistit Shkëlzen Gashi e dhënë para një viti në “Pressing” të T7, është riaktualizuar në rrjete sociale pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Gashi e kishte parashikuar para një viti se në veri mund të ketë konflikt. Më 23 shtator të vitit 2022, Gashi i kishte dalë në mbrojtje kryeministrin Albin Kurti i cili e përmendte luftën në çdo intervistë të dhënë për mediume ndërkombëtare. Gashi kishte deklaruar se në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia do të tentojë të futet në Kosovë me trupa policore e ushtarake.

“Kjo është e vetmja pikë për të cilën unë pajtohna 100 përqind me të, raportet me Serbinë dhe tema e luftës që e përmend në çdo medium ndërkombëtar, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Na jemi në rrezik prej kësaj, Në momentin që ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, Serbia automatikisht tenton me u fut këtu me trupa policore e ushtarake sikur që ia ka ba, se historia na e mëson këtë”, kishte deklaruar Gashi.

https://streamable.com/qmfbir