Analisti Valon Syla tha se rasti i Kosovës është dështim për Brukselin.
Sidomos për qeverinë gjermane e franceze, tha ai.
“Mas pari dështimi më i madh këtu është i diplomacisë evropiane, do të thotë, një proces i vetmi që e ka BE-ja në dorë…ju ka mbetë Kosova në dorë BE-së, ky është dështim për Brukselin, për tona qeveritë e mëdha të BE-së, sidomos për gjermanët dhe francëzët. Problemi i dytë është ajo që e ka degradu edhe nivelin e sigurisë dhe kanë ble status quo, qëllimi i Vuçiqit ka qenë zgjate Zot e mos merr vendim”, tha Syla në “Pressing”.
“Dmth këtu Vuçiqi ka fitu, se ta ka kap Veriun, të ka largu nga procesi negociator dhe t’i ke me u marrë me grupe terroriste”, tha ai.