07 Press raportoi pak më parë për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku një person po dyshohet se ka qëlluar fqinjin e tij, duke e lënë të vdekur.
Përveç viktimës nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.
https://permbledhja.com/kam-me-ta-jep-plumbin-ne-ball-decanasi-e-dergon-bashkeshorten-te-babai-i-saj-dhe-e-kercenon-me-vdekje/
Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të plagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku një mosmarrëveshje përfundoi tragjikisht, pasi i dyshuari gjuajti në drejtim të të ndjerit.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Mitrovicë.
https://permbledhja.com/policia-shpalos-detaje-te-reja-rreth-vrasjes-ne-skenderaj/